Milani rinovon kontratën me Piolin

22 korrik 2020 | 14:37

Puna e mirë që ka bërë me Milanin dhe rezultatet e arritura prej rifillimit të kampionatit në muajin qershor ka ndikuar që skuadra kuqezi të rinovojë kontratën me trajnerin Stefano Pioli edhe për dy sezonet e ardhshme.

“AC Milan njofton se ka arritur akordin me Stefano Piolin për zgjatjen me dy sezone të kontratës si trajner, e cila tashme do të skadojë në verën e 2022-shit”, thuhej në njoftimin e AC Milan.

Ndërsa trajneri Pioli është shprehur i lumtur se ka marrë besimin e drejtuesve të Milanit. “Jemi në fillim të një rrugëtimi të jashtëzakonshëm. Nëse vijojmë të punojmë kështu, do të rritemi më shumë dhe do të jemi më konkurrues”, ka deklaruar Pioli.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas disa muajsh pritjeje, sezoni i NBA-së do të rifillojë…