Haradinaj: AAK-ja është bërë adresë e aderimeve nga rinia

22 korrik 2020 | 14:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se partia që drejton është bërë adresë e aderimeve nga rinia.

Haradinaj sot në selinë e AAK-së ka pritur disa të rinj nga Tresteniku i Drenasit, të cilët kane vendosur t’i bashkohen AAK-së.

“Aleanca është bërë adresë e aderimeve nga rinia. Përkrahja që ne i kemi dhënë vazhdimisht përfshirjes së rinisë në vendimmarrje, ka krijuar një energji pozitive drejt fuqizimit të organizatës sonë. Sot prita të rinjtë nga Tresteniku i Drenasit, që kanë vendosur të rrugëtojmë së bashku në AAK. I sigurova për përkrahjen time të vazhduar, në angazhimin e tyre në proceset e shtetndërtimit dhe forcimit të mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri Avdullah…