Boris Johnsoni servison veturën te Halili dhe Ilmia

22 korrik 2020 | 15:56

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, në kohën kur nuk ishte kryeministër, servisimin e veturës dhe mirëmbajtjen e saj e bënte në lokalin e dy vëllezërve nga Ferizaj, tek Halili dhe Ilmia.

Studiuesi dhe publicisti Daut Dauti sot në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar dy fotografi nga punëtoria e vëllezërve Halili dhe Ilmia, e cila gjendet në Londër e në të cilën ata bëjnë punën e mekanikëve dhe, ndër të tjera, pastrojnë edhe vetura brenda dhe jashtë.

Në njërën fotografi shihet kryeministri i sotëm i Britanisë, Boris Johnson, mes dy vëllezërve para punëtorisë së tyre, në fotografinë tjetër, po mes dy vëllezërve, është studiuesi Daut Dauti, i cili, po ashtu, servisimin e veturës e bën te ta.

Me pak fjalë, Dauti ka treguar për punën e mrekullueshme që bëjnë vëllezërit Halili dhe Ilmia: “Unë dhe Boris Johnsoni kerret për servis i çojme te Halili dhe Ilmia. T’i ndërrojnë gomat, vajin, filterat dhe ta lajnë kerrin aq mirë saqë, kur t’shkojsh me marrë, të duket qe ke blerë kerr të ri.

Nejse, Borisi, prej që është bërë kryeministër, nuk po vjen më se tash nuk ka kerr”.

(Epoka e re: S. Z.)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-tenisti argjentinas Juan Monaco, në një intervistë për ATP-në, ka…