Dortmundi nuk heq dorë nga Rashica

23 korrik 2020 | 12:01

Borussia Dortmundi është duke planifikuar shitjen e Jadon Sancho, i cili mund të përfundojë në Premierligë.

Mediumi britanik “Daily Telegraph” shkruan se Dortmundi e sheh Milot Rashicën zëvendësues ideal për Sanchon. Werder Bremeni është i interesuar ta shesë vushtrriasin, për të cilin i kërkon rreth 25 milionë euro. Ndërkohë, flitet se 24-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me Leipzigun. Gjithashtu, në Gjermani ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses e pëlqen edhe Hertha Berlini.

Në Itali, Rashicën e duan Milani, Napoli dhe Lazio, kurse në Gjermani futbollistin e krahut e pëlqejnë Liverpooli, Aston Villa, West Hami dhe Wolverhamptoni. Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022. Ai i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë tetë asistime këtë sezon me ekipin gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të…