Rikthehet Kylie Minogue

23 korrik 2020 | 12:39

Kylie Minogue, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka treguar se brenda këtij viti ajo do të lançojë albumin e saj më të ri, të titulluar “Disco”, ndërsa kënga e parë e këtij albumi do të publikohet të enjten.

Albumi i 15-të i yllit australian do të publikohet më datë 6 gusht. Sipas një burimi të afërt, bëhet e ditur se Kylie ka punuar intensivisht për këtë album, i cili po e rikthen këngëtaren në start të karrierës së saj.

“Disco” është albumi i parë që Minogue sjell që pas kohës së artë të “Golden”, në vitin 2018. Ndërkohë kënga e parë e titulluar “Say something” do të publikohet për gjithë publikun e gjerë më datë 23 korrik.

Për realizimin e albumit të saj më të ri, Kylie ka punuar me producentin e njohur Mousse T, dj. italian Alex Gaudino dhe producentin francez Mirwais, por për sa i përket incizimit dhe prodhimit të vokalit, këngëtarja e mirënjohur gjatë karantinës ka mësuar dhe punuar personalisht.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar rreth vizitës në…