Tahiri: Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, hap i madh në një kohë sfiduese

23 korrik 2020 | 12:47

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare sot në Kuvendin e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se votimi i të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare është një hap i madh në një kohë sfiduese.

Postimi i plotë u Tahirit:

Votimi i të gjitha Marrëveshjeve Ndërkombëtare hap i madh në një kohë sfiduese!

Marrëveshjet konfirmojnē përkushtimin e Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe partive politike, që të thellojmë partneritetin me partnerët tanë dhe institucionet strategjike. Marrëveshjet premtojnë rezultate dhe efekte në disa drejtime, duke na lejuar një qartësi në planifikimin e financave, në rifreskimin e potencialit vendor ekonomik, në stabilizimin e efekteve negative të shkaktuara nga kriza pandemike, në mbarëvajtjen e projekteve dhe realizimin e tyre efikas, sigurimin e potencialit më të madh financues, përfshirë edhe ndikimin pozitiv te operatorët financiar, ekonomik, si dhe në rrafshin social.

Ky duhet të jetë modeli i bashkëveprimit politik, modeli i së ardhmës!

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë pozitat e para pёr punë praktike do tё çojnë…