Veseli testohet për Covid-19, vetizolohet deri në konfirmimin e rezultatit

23 korrik 2020 | 13:06

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka treguar se sot ka bërë testin për Covid-19, pasi i janë paraqitur disa simptomave të lehta.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore, është vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.

Veseli ka apeluar te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, të vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën.

 

Postimi i plotë i Veselit:

Të nderuar qytetarë,

Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.

Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka kritikuar qeverinë Hoti…