Përplasje verbale në mes të ministres Haradinaj dhe deputetëve të LV-së

23 korrik 2020 | 13:11

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar ashpër ish-qeverinë Kurti për paraqitjen e saj në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë për shkak të diskutimeve në distancë mes deputetëve karshi fjalimit të saj, për të deputetët i duken si nxënës të klasës së parë.

“Jeni bo si klasa e parë dhe po duhet me ju mbajt ligjërata pak”, ka deklaruar ajo.

Më tutje, Haradinaj-Stublla i është drejtuar qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti i Vetëvendosjes, duke i akuzuar se e sollën raportin e Kosovës me ShBA-në në nivelin më të ulët.

“E keni sjellë nivelin më të ulët raportin e Kosovës me ShBA-në. Keni pranuar teste nga Serbia, jo që s’keni reaguar siç kanë reaguar në ‘Twitter’, juve jo që nuk ju pengojnë ato libra, jeni zmbraps”.

“Keni tërheq vendimin për diplomatin tonë në Bruksel, i cili ka pasur me mbuluar NATO-n për herë të parë në historinë tonë”.

“Keni rrezikuar defunksionalizmin tonë në Hagë. E keni heq taksën, e keni zmbraps Kosovën para Serbisë dhe para rifillimit të dialogut”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i Leeds Unitedit, Andrea Radrizzani, foli në lidhje me…