Modriq: Ramosi është mbrojtësi më i mirë në botë

23 korrik 2020 | 13:15

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq e ka përshkruar Sergio Ramosin si “fenomenal” dhe ka thënë se kapiteni i Realit është mbrojtësi më mirë në botë.

“Vëllai im Sergio është fenomenal. Nuk po e them këtë vetëm pse e kemi ndërtuar një shoqëri të veçantë në këto tetë vjet, pasi që shkojmë në pushime bashkë si familje, apo vetëm pse kemi pasur përvoja dhe suksese fantastike së bashku”, ka thënë Modriq.

“Ramosi është një yll 34-vjeçar, një garues i nivelit më të lartë dhe kur e shikon atë duke punuar me veten, është e qartë se sa i përkushtuar është ai dhe sa i uritur është për suksese. Ai është një lider i skuadrës dhe mbrojtësi më i mirë në botë”, ka deklaruar Modriq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar ashpër…