![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/thaci-e-ternava.jpg)
Thaçi informohet nga Tërnava për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe
23 korrik 2020
| 14:22
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim myftiun Naim Tërnava, i cili e ka informuar për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Me këtë rast, Thaçi ka thënë se harmonia ndërfetare është vlera më e madhe e popullit të Kosovës.
“Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës. Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Kosova është atdhe i të gjithëve. #harmoni #bashkëjetesë #tolerancë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)