Fejohet Demi Lovato

23 korrik 2020 | 14:41

Këngëtarja me famë botërore, Demi Lovato është fejuar me aktorin Max Ehrich. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Demi përmes një postimi në “Instagram”, ku ka publikuar disa foto përkrah partnerit të saj nga ceremonia e fejesës e organizuar në bregdet.

Demi në postimin e saj shkruan se ajo është zyrtarisht partnerja e Max.

“Kur isha vajzë e vogël, babai im gjithmonë më quante partnerja e tij të vogël.  diçka që mund të dukej e çuditshme, por për mua ka kuptim të përsosur. Dhe sot ajo fjalë ka kuptim të përsosur përsëri. Sot zyrtarisht jam partnerja e dikujt tjetër”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/CC-S49WhMDR/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova A te femrat për herë të parë vitin e…