Ish-ministri Hasani kujton komandant Rokin, në 19-vjetorin e rënies

23 korrik 2020 | 16:38

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë anëtari i Kryesisë së AAK-së, Bajram Hasani, ka kujtuar në 19-vjetorin e rënies Rahim Beqirin – Komandant Rokin.

Hasani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Anamorava, Lugina e Preshevës, Tetova e çdo cep ku flitet shqip i përkulet veprës së komandant Rokit.

“Sot bëhen 19 vjet nga dita kur Komandant Roki mori plagën e lirisë, plagën që ia fali përjetësinë. Komandant vepra jote do ta ndriçojë rrugën tonë përgjithmonë”.

“Komandant ti i bën roje të gjitha tokave shqiptare. Ishe aty sa herë që ju deshe tokave shqiptare, bashkë me bijtë më të mirë të atdheut! Anamorava, Lugina e Preshevës, Tetova e çdo cep ku flitet shqip i përkulet veprës tënde!”, ka shkruar Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka mirëpritur ratifikimin…