Presidenti Meta takon gjeneral Rrahman Ramën

23 korrik 2020 | 15:13

Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Komandantin e FSK-së, Gjeneral Leitnant Rrahman Rama.

Gjatë takimit, kreu i Shtetit deklaroi se Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s.

Postimi i plotë i presidentit Meta:

Prita sot në një takim vëllazëror, Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Leitnant Rrahman Rama.

Ndamë mendime tepër të vyera në lidhje me domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mes forcave tona të armatosura, me qëllim përballimin me sukses të sfidave të sigurisë kombëtare që parashtron koha, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s, dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim, ashtu si në të gjitha fushat me interes reciprok e kombëtar.

I shpreha mirënjohjen e thellë, për sakrificat dhe solidaritetin vëllazëror, gatishmërinë e pashoq dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të treguar nga FSK dhe Kosova jonë e dashur ndaj Shqipërisë, që në momentet e para pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. ??❤️??

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…