Pas 17 gushtit qytetarët duhet t’i regjistrojnë automjetet e tyre

24 korrik 2020 | 10:34

Më 17 gusht mbaron afati kur qytetarët mund të drejtojnë veturat e tyre pa polica të sigurimit dhe certifikata mbi konfirmimin e rregullsisë së tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, u kishte mundësuar qytetarëve që të vazhdojnë të drejtojnë mjetet e tyre pa pasur nevojë për regjistrim për shkak të pandemisë. Por, kjo leje mbaron më 17 gusht, kur çdokush duhet të regjistrojë automjetet.

“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se pronarët e mjeteve të cilët nuk i kanë vazhduar regjistrimet e mjeteve, apo nuk i kanë regjistruar mjetet e tyre për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia me COVID-19, duhet ta përmbushin detyrimin e tyre deri më datën 17.08.2020. Deri me këtë datë ju vlen polica e sigurimit dhe certifikata mbi konfirmimin e rregullsisë teknike të mjetit, pavarësisht afatit kohor”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, regjistrimet mund të behën në secilën Qendër për Regjistrimin e Mjeteve të rajonit përkatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Avdullah Hoti kanë…