Fazliu: Feronikeli  me Bunjakin dhe Sopin do të rrezikonte rënien nga Superliga

24 korrik 2020 | 14:52

Astrit Fazliu së bashku me Kastriot Rexhën ishin lojtarë kyçë në sukseset e Feronikelit në kampionatin e kaluar, por në afatin kalimtar të janarit ata u lanë të lirë me arsyen se klubi i shihte të panevojshëm.

Që të dy këta futbollistë u rikthyen në skuadrën e Dritës dhe arritën të shpallen kampionë, kurse tash Fazliu ka një porosi për trajnerët që e larguan nga “Nikli”.

“Feronikelin nuk kam çka e komentoj, pasi aty kemi pasur gjithë respektin dhe ka pasur shumë njerëz që kanë qarë kur ne jemi larguar. Trajnerët Albert Bunjaki me Agim Sopin kur erdhën na thanë se për tri vjet do të futen në grupet e Ligës së Kampionëve, por mirë që i larguan më herët se me ata Feronikeli do të rrezikohej të binte nga Superliga, ndërsa ne u bëmë kampionë me Dritën”, ka thënë Fazliu për “Epokën e re”.

(Veton ZYMBERI)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në takim kryetarin…