Haxhiu e zë studentin e mjekësisë duke kopjuar në provim (Foto)

24 korrik 2020 | 14:53

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe mësimdhënësi në Fakultetin e Mjekësisë, Bekim Haxhiu, ka bërë publik një metodë të kopjimit që e ka hasur tek një nga studentët e këtij fakulteti në këtë afat të provimeve.

Në fotot që ka publikuar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”, shihet se studenti ka tentuar të kopjojë me orë të mençur.

“Këtë metodë të kopjimit e kam hasur në këtë afat të provimeve, tek një student gjatë mbajtjes së provimit në Fakultetin e Mjekësisë në Departamentin e Fizioterapisë”, ka shkruar Haxhiu.

Ai u ka bërë thirrje studentëve që të mos kopjojnë, duke thënë se para pacientëve do të duhet të dalin me njohuritë që kanë mësuar e jo me orë dhe telefona të mençur.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3379217705443037&id=100000645229820

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Astrit Fazliu së bashku me Kastriot Rexhën ishin lojtarë kyçë…