Veliu nënshkruan të hënën marrëveshje bashkëpunimi me EUROPOL-in

24 korrik 2020 | 14:55

Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Punëve të Brendshme,  Agim Veliu.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet të hënën, më 27 korrik, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e objektit kryesor të MPB-së.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare. /Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur të premten në…