Vazhdon shtrirja e rrjetit të kanalizimit në Radulloc, Ranoc-Leskoc dhe Jagodë të Klinës

24 korrik 2020 | 15:01

Në fshatrat Radulloc, Ranoc-Leskoc dhe Jagodë të komunës së Klinës po vazhdon faza e dytë e punimeve për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit.

Realizimin e punimeve e kanë përcjell nga afër kryetari i komunës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Lorenc Marleku.

Elezaj ka theksuar se rrjeti i kanalizimit ka qenë një nga problemet më të mëdha me të cilën janë përballur qytetarët e këtyre fshatrave, por pas investimeve që janë realizuar vitin e kaluar dhe vazhdimit të projektit në këtë vit, tashmë po përmbushët një nga kërkesat kryesore dhe më të nevojshme për qytetarët e kësaj ane.

Projektet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në këto fshatra financohen nga komuna e Klinës, ndërsa vlera e projekteve janë këto: Në fshatin Radulloc është 27.989 euro, në fshatin Jagodë 32.567 euro, ndërsa projekti për fshatrat Ranoc-Leskoc ka një vlerë buxhetore prej 27.505 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me mijëra besimtarë myslimanë në Turqi i kryen lutjet e…