“Hagia Sofia” përsëri xhami

24 korrik 2020 | 15:01

Me mijëra besimtarë myslimanë në Turqi i kryen lutjet e xhumasë në objektin e ish-muzeut të Shën Sofisë, të kthyer në xhami.

Presidenti Erdogan i cili mori pjesë në ceremoni është zotuar se do ta mbajë objektin të hapur për turistët.

Ndërsa vendimi për ta kthyer shndërruar muzeun në xhami përmes një dekreti presidencial, është dënuar ndërkombëtarisht.

Për herë të parë pas 86-vjetësh, me mijëra besimtarë myslimanë në Turqi kryen lutjet e së premtes në objektin e ish-muzeut të Shën Sofisë, që u kthye në xhamitë përmes një dekreti presidencial.

Presidenti Tajip Erdogan u bashkua me mijëra adhurues, i shoqëruar edhe nga një pjesë e ministrave të kabinetit.

Duke mbajtur maska të bardha si masa paraprake ndaj COVID-19 ata u gjunjëzua në qilima blu gjatë ceremonisë që iu riktheu besimtarëve myslimanë strukturën antike.

Mozaikët e krishterë bizantinë, brenda ndërtesës u mbuluan me perde në kohën e lutjes.

E ndërtuar nga bizantinët si një kishë, Shën Sofia apo siç njihet në Turqi “Aja Sofia”, u kthye në një xhami pas çlirimit otoman të Kostandinopojës më 1453.

Më vonë, pas shpalljes së Republikës Turke, u kthye në një muze përmes një dekreti të vitit 1934 të nënshkruar nga themeluesi i republikës moderne turke, Mustafa Kemal Ataturk.

Monumenti është një nga atraksionet më të njohura turistike të Turqisë, me 3.7 milionë vizitorë në vitin 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i do të nënshkruajnë…