Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni, shqiptarët me 32 mandate në Kuvend

25 korrik 2020 | 12:27

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka miratuar konkluzën për shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.

Gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski kumtoi rezultatet e përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh.

LSDM: 46 mandate

VMRO-DPMNE: 44 mandate

BDI: 15 mandate

ASH-AA: 12 mandate

E majta: 2 mandate

PDSH: 1 mandat

Gjatë këtij mandati katërvjeçar në godinën ligjvënëse, shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stormzy, Dua Lipa, Laura Marling dhe Michael Kiwanuka janë ndër…