Mbrojtësi nga Maqedonia: Shpresoj që Kosova ta fitojë ndeshjen

25 korrik 2020 | 21:39

Ardian Cuculi ka qenë një nga futbollistët kryesor të Dritës së Gjilanit, ku kjo e fundit tashmë ka fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës.

Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut është transferuar gjatë afatit kalimtar të verës së shkuar te gjilanasit.

Por, në një intervistë dhënë për mediumin shqiptar ‘Fax News’, Cuculi ka thënë se shpreson të fitojë Kosova përballë Maqedonisë së Veriut, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve, që zhvillohet në kuadër të fazës finale me 8 tetor.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, e keqja e kësaj është se Kosova kishte një formë të mirë dhe kjo çështja e pandemisë disi bëri ndalimin e gjithë gjërave dhe kështu do të shohin si do të shkojnë gjërat pasi maqedonët kanë një ekip të mirë, dhe gjasat janë 50/50 për dy ekipet, gjithsesi shpresojë të fitojë Kosova”, tha Cuculi.

Cuculi tutje ka zbuluar se dy vite më parë, pasaporta i kishte pamundësuar transferimin në Serie A të Italisë.

“Para dy vite më erdhi në ofertë nga Serie A por nuk u bë për arsye të pasaportës, dhe në momentet kur doja të hipja në Aeroplan dështojë e gjitha dhe ky ishte pengu më i madh pasi do të mund të ishte një hap i madh për mua në karrierë”.

“Skuadra që ka qenë e interesuar për mua në atë kohë ishte Benevento”, tha Cuculi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHKP, sot në Komunën…