Moti nesër në Kosovë

25 korrik 2020 | 22:21

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diel do të fillojë me mot me diell dhe vranësira të paqëndrueshme të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale mbesin të ngjashme me ditët paraprake por në vlerat e maksimaleve parashihen ulje për 2-4 gradë Celsius.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s. Java e tjetër parashihet të jetë me vapë dhe me temperatura maksimale rreth 35 gradë Celsius.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli ka kaluar në epërsi në minutën e 8-të ndaj…