Një 42-vjeçar nga Kamenica dyshohet se ka vrarë gruan e tij me shufër metalike

25 korrik 2020 | 17:23

Një 34 vjeçare nga Kamenica dyshohet se është vrarë nga burri i saj.

Këtë e ka konfirmuar për Kohën zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe prokurori po merret me rastin.

“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 13:20, policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Berivojcë të Kamenicës. Dyshohet se një mashkull (rreth 42 vjeçar), ka vrarë gruan e tij (rreth 34 vjeçare). Njësitet policore i janë përgjigjur vend-ngjarjes, është arrestuar i dyshuari, është njoftuar prokurori dhe po vazhdon kompletimi i rastit nga hetuesit policorë”, ka thënë ai.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan.

Sipas njoftimit vrasja dyshohet të ketë ndodhur me shufër metalike.

“I dyshuari N.M, rreth 42 vjeç, dyshohet se me mjet të përshtatshëm – shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M, rreth moshës 34 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndërsa, i dyshuari N.M, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarsisht deklaratave të dashurisë në drejtim të Napolit, Kalidou Koulibaly…