Presidenti Thaçi: Adem Demaçi do të mbetet gjithmonë në kujtesën e kombit

26 korrik 2020 | 13:55

Me rastin e dyvjetorit të vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, presidenti Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe te varri i tij.

Thaçi ka thënë se vlera e rezistencës së Adem Demaçit është vlera e bashkimit të kombit, është vlera që i ka dhënë fuqi lirisë tonë, luftës për çlirimin e vendit.

Ai ka thënë se Demaçi do të mbetet gjithmonë në kujtesën e kombit, i nderuar dhe i respektuar si njeriu i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Sot me rastin e dyvjetorit të vdekjes nderojmë simbolin e rezistencës kombëtare për liri, për pavarësi të Kosovës dhe bashkim kombëtar Adem Demaçin, njeriun që sakrifikoi gjithçka për të jetuar ne sot të lirë, të pavarur, sovran dhe në rrugëtim të sigurt për të qenë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Prandaj vlera e rezistencës së Adem Demaçit është vlera e bashkimit të kombit, është vlera që i ka dhënë fuqi lirisë tonë, luftës për çlirimin e vendit. Do të mbetet gjithmonë në kujtesën e kombit, i nderuar dhe i respektuar si njeriu i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Adem Demaçi është njeri i paharrueshëm, është njeri i pazëvendësueshëm, është njëri i të sotmes, i simbolit të së kaluarës dhe para së gjithash i energjive të ardhmes”, ka thënë presidenti Thaçi.

(M.Q / Epoka re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra protestues janë mbledhur të shtunën në rrugët e qytetit…