Munishi, klubeve të Superligës: Nëse ëndërroni se na keni mundur, zgjohuni nga gjumi dhe kërkoni falje

26 korrik 2020 | 14:32

Trajneri Ismet Munishi pak orë para ndeshjes së fundit të këtij edicioni me skuadrën e Ballkanit, nëpërmjet një postimi u ka dërguar një porosi skuadrave kundërshtare.

Ai ka thënë se Ballkani është skuadra më e mirë e sezonit dhe se skuadrat që mendojnë se e kanë mposhtur klubin nga Suahreka duhet të zgjohen nga gjumi.

“Nëse ëndërroni se na keni mundur, zgjohuni nga gjumi dhe kërkoni falje”, ka shkruar Munishi në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Munishit pa ndërhyrje:

Sot është ndeshja e fundit e sezonit fantastik që pata me Fc Ballkanin .
E falemderoj Presidentin Arsim Kabashi per besimin dhe bashkpunimin fantastik qe patem gjatë ketij viti.
Kryerarin e Komunes se Suharekes Bali Muharremaj njeri fantastik dhe mik i imi.
Bashkpuntoret Agim Maliqin Ardian Bashen dhe Fuat Shabanin ( Furra ).
Doktoret Kastriotin dhe Krenarin për punën e tyre të pa lodhshme gjatë këti viti .
Ekonomin Meritonin
Drejtoret e klubit të gjithë.
Xhebrailat i falemderoj me Liderin e tyre Korab Elshani
Qytetaret e Suharekes për rrespektin dhe mbeshtetjen maksimale.
Gruan time Flutra Hoxha Munishi për përkrahje të pa imagjinueshme
Dhe natyrishtë futbollistët e mi me Kapitenin Visar Berishën ne krye , te cilet e dhanë 200 % qe ne të jemi skudra me fantastike e kampionatit , ju dua shumë .
Ni mesazh për ekipet e super liges ( Nese ëndërroni se na keni mundur , zgjohuni nga gjumi dhe kërkoni falje ) , lufta vazhdon.
Fc Ballkani ?

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Ylli është skuadra e vetme në Superligën e Kosovës…