Haliti: Demaçi mbajti gjallë frymën e qëndresës për çlirimin e Kosovës

26 korrik 2020 | 15:01

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka përkujtuar veprimtarin Adem Demaçi  në dy vjetorin e ndarjes nga jeta.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Demaçi në çastet më të rënda historike të Kosovës e mbajti të gjallë frymën e qëndresës dhe u vu në ballë të lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Postimi i plotë i Halitit:

Dy vite nga ndarja fizike e Bacës Adem Demaçi!

Bacës që në çastet më të rënda historike të Kosovës e mbajti të gjallë frymën e qëndresës dhe u vu në ballë të lëvizjes kombëtare për çlirimin, lirinë dhe pavarësimin e saj.

Ndjehem i privilegjuar që i takoj kohës së Tij, ashtu si dhe për përpjekjet e përbashkëta për vendin dhe Kombin tonë!

Brezat e tanishëm si dhe ata që do të vijnë do të krenohen gjithashtu në çdo kohë me Bacën Adem! XHH

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…