Lladrovci kërkon nga qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të MSh-së dhe IKShPK-së

26 korrik 2020 | 15:44

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për situatën e pandemisë Covid-19 në këtë komunë.

Ai ka thënë se javët e fundit, është rritur numri i rasteve të prekura me virusin Covid-19.

“Fatkeqësisht, nga kjo rritje është prekur edhe komuna jonë.Kërkoj nga ju që me rigorozitet dhe disiplinë, pa përjashtim, të respektoni të gjitha masat e rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe institucioneve lokale. Për rastet e rezultuara pozitive me virus, kemi marrë masat e nevojshme për të siguruar që të mos ketë përhapje me të madhe”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka pohuar se po ashtu, inspektorët komunalë në bashkëpunim me policinë, janë vazhdimisht në terren, të cilët po monitorojnë gjendjen në komunën e Drenasit.

“Ju lutëm shumë, mos kontribuoni në rritjen e numrit të rasteve, ruani shëndetin tuaj dhe të familjes. Vendosni maskën, aplikoni distancën fizike, kujdesuni për higjienën”, ka thënë kryetari Lladrovci.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe…