Shënohen edhe 4 raste të reja me Covid-19 në Malishevë

26 korrik 2020 | 16:08

Bazuar në analizat e testeve për Covid-19, të bëra publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga Komuna e Malishevës 4 persona kanë rezultuar pozitiv.

Me këto raste, numri i personave aktiv me Covid -19 në Malishevë, është 25 raste.

Gjendja e përgjithshme me Covid -19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 112 raste të regjistruara, prej tyre 81 janë shëruar, 25 raste janë aktiv dhe 6 raste kanë përfunduar me vdekje.
Nënkryetari  i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, pas publikimit të raportit të rasteve të prekura me Covid-19, ka ftuar qytetarët e kësaj komune të kenë kujdes. “Qytetarë të nderuar të Malishevës, ju lutemi që të vazhdoni ti respektoni rekomandimet e IKSHPK-së, për mbajtjen e maskave mbrojtëse, mbajtje të distancës, të higjienës dhe në maksimumin e mundshëm ti shmangni grumbujte me njerëz, si para sporteleve të ndryshme, ashtu edhe në rastet familjare, pasi kjo është mënyra e vetmen e parandalimit të përhapjes së virusit”, ka thënë Berisha.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për…