Selimi: Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave janë të papranueshme

26 korrik 2020 | 16:14

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i ka shprehur ngushëllime familjes së gruas që dyshohet se u vra dje nga burri i saj në Kamenicë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ftuar institucionet e drejtësisë që të japin dënimin e merituar për këtë rast tragjik.

Sipas tij, dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave janë të papranueshme. “Shqetësuese ngjarja e rëndë e vrasjes së qytetares nga bashkëshorti në Dardanë. Ngushëllime të thella familjes së të ndjerës. Me këtë rast, iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të japin dënimin e merituar për këtë rast tragjik dhe së bashku me institucionet e sigurisë t’i trajtojnë çdoherë me urgjencë rastet e dhunës në familje. Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave janë të papranueshme, në kundërshtim me të drejtat bazike të njeriut dhe si të tilla nuk do të tolerohen”, ka shkruar Selimi.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në analizat e testeve për Covid-19, të bëra publike…