Polonia do të braktisë Traktatin mbi dhunën ndaj grave

26 korrik 2020 | 16:45

Polonia do të ndërmarrë hapa këtë javë për t’u tërhequr nga një traktat evropian mbi dhunën ndaj grave, që kabineti i krahut të djathtë thotë se shkel të drejtat e prindërve duke u kërkuar shkollave t’u mësojnë fëmijëve për gjininë.

Ministri i Drejtësisë në Poloni, Zbigniew Ziobro, ka thënë në një konferencë për media se ministria që drejton do t’i paraqes një kërkesë Ministrisë së Punës dhe Familjes të hënën për të filluar procesin e tërheqjes nga traktati, i njohur si Konventa e Stambollit.

“Ai përmban elemente të një natyre ideologjike, të cilat ne i konsiderojmë të dëmshme”, ka pohuar Ziobro.

Partia në pushtet Drejtësi dhe Ligj (PiS) e Polonisë dhe partnerët e saj të koalicionit pozicionohen ngushtë me Kishën Katolike dhe promovojnë një agjendë konservatore sociale.

Qëndrimet e ashpra ndaj të drejtave të homoseksualëve ishte një nga çështjet kryesore të promovuara nga presidenti Andrej Duda gjatë një fushate të suksesshme për rizgjedhje këtë muaj. Të premten, mijëra njerëz, kryesisht gra, protestuan në Varshavë dhe qytete të tjera kundër propozimeve për të refuzuar traktatin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi me bashkëpunëtorë ka…