ShBA, sfidat e votimit me postë

26 korrik 2020 | 16:53

Kur është fjala te zgjedhjet, pjesa më e madhe e amerikanëve votojnë duke u paraqitur në qendra votimi në lagjet e tyre.

Ka gjasa që votimet e nëntorit të zhvillohen shumë ndryshe. Miliona vetë pritet të hedhin votën përmes postës këtë radhë, si rezultat i pandemisë.

Zyrtarët zgjedhorë po përgatiten për zgjedhjet e nëntorit, kur miliona vetë do të zgjedhin presidentin e ardhshëm të vendit. Këtë radhë pandemia ka sjellë sfida madhore në procesin zgjedhor. Shtete të ndryshme po zgjerojnë votën me postë si përgjigje.

“Nëse parashikojmë një pjesëmarrje në votimet me postë në masën 65-75 për qind të amerikanëve të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 2020-s, kjo nënkupton 90-105 milionë vota me postë. Ky është volum shumë i madh poste”, ka thënë analisti Eddie Perez.

Votimet shoqërohen me masa të shumta planifikimi dhe sigurie, duke filluar me regjistrimin e atyre që duan të votojnë me postë. “Nganjëherë dëgjon njerëz që e përshkruajnë procesin sikur po dërgohen pa kriter fletë-votime pa asnjë kontroll. Nuk është ashtu”, thotë Perez.

Votuesit marrin fletëvotime specifike për distriktin e tyre zgjedhor, me markën digjitale që lidhet me personin që voton. Pas votimit, personi e hedh votën në kutinë postare ose e çon në qendrën e grumbullimit. Sistemi më pas skanon markën për të krahasuar firmën në fletëvotim me firmën e regjistruar në sistem. Më pas regjistrohet vota.

Nëse fletëvotimi ka probleme, për shembull nuk ka firmë të rregullt, ai dërgohet për analizë pranë një komisioni. Votuesit mund të ndjekin përparimin e procesit, ashtu siç ndjekin në kompiuter apo celular itinerarin e një pakoje që kanë dërguar. Procesi është anonim. Zarfi hapet, nxirret fletëvotimi për t’u numëruar./voa/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Ledri Vula dhe e dashura e tij Sara hoxha…