Parku i qytetit në Kaçanik bëhet me Minibibliotekë

26 korrik 2020 | 17:13

Në hapësirat e parkut të qytetit në Kaçanik është bërë promovimi i Minibibliotekës në qytet, iniciativë kjo e Klubit të Supervullnetarëve Altruistët.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, i cili tha se këto aktivitete po i japin jetë qytetit në këtë kohë të rëndë nga pandemia.

Ilazi falënderoi të rinjtë për iniciativat e tyre, ndërsa uroi që këto aktivitete të vazhdojnë, duke premtuar përkrahje të vazhdueshme institucionale. Kryetari Ilazi në mënyrë simbolike dhuroi disa libra për bibliotekën e re. Të pranishmit i falënderoi altruistja Dafina Trupi, e cila shprehu gëzimin e saj për realizimin e projektit. “Ne jemi tepër të gëzuar që kemi arritur ta pajisim qytetin tonë me një minibibliotekë të këtij lloji dhe që qytetarët tonë të kenë mundësi të shkëmbejnë libra dhe që të rritet kultura e leximit tek ne”, ka thënë Dafina.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli,  ka përkujtuar veprimtarin Adem Demaçi…