Futbollisti i Wolfsburgut infektohet me Covid-19
26 korrik 2020
| 17:27
Koronavirusi vazhdon të jetë i pranishëm në futboll.
Rasti më i fundit vjen nga Gjermania, ku klubi i Wolfsburgut ka konfirmuar një rast pozitiv.
Mbrojtësi i djathtë, Kevin Mbabu ka dalë pozitiv me Covid-19. Zvicerani është izoluar menjëherë dhe në ditët e ardhshme pritet të bëjë edhe testin e dytë.