(Foto / Videoreportazh, nata XXI në Prishtinë) Masat kufizuese respektohen vetëm pas orës 22:00

26 korrik 2020 | 22:52

Të dielën janë konfirmuar edhe 220 raste me Covid-19, edhe kësaj here Prishtina prin me numrin më të madh të të infektuarve me këtë virus.

Respektimi i masave anti Covid vërehet vetëm pas orës 22:00, raporton “Epoka e re”.

Pavarësisht lëvizjeve të shumta që po ndodhin ndërmjet orës 21:00-22:00, policia nuk po ndërmerr veprime që disiplinojnë qytetarët për respektimin e masave.

Këto lëvizje janë tregues real i gjendjes sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19 në kryeqytet.

Deri më tash, numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 7 137 raste, me gjithsej 177 raste të vdekjes të cilët thuhet se kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Xhirimet janë bërë në Rrugën B, përreth Qendrës Klinike Universitare dhe në Veternik.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pulmologe po vlerëson se virusi korona ka ndërruar formë…