Labi i siguron pension 87-vjeçares që jeton e vetme në Istog

26 korrik 2020 | 23:38

Zojë Haxhijaj nga fshati Rakohë e Istogut jeton e vetme prej tre dekadash. 87-vjeçarja të vetmen ndihmë i ka 90 euro pension mujor. Ajo vuan nga tensioni i lartë dhe nevojat i ka të shumta.

Prej nesër në ndihmë asaj i shkon këngëtari Labinot Tahiri-Labi.

Nëpërmjet llogarisë së tij në “Facebook”, ai ka ftuar qytetarët që të ndihmojnë të moshuarën.

Ai ka premtuar se nevojtares do t’i sigurojë pension mujor në vlerën e 200 eurove.

Shkrimi i plotë i Labit në Facebook:

Halla Loqkë, ti meriton më shumë.

Nesêr do jem në konakun tënd dhe do ta kesh pensionin 200 euro, jo 90 euro!

Ti e do vetem sigurinë, bukën dhe barnat!

Të gjitha moj gjyshe do ti sugurojmë që nga ky moment.

Qytetarë e shqiptarë, me shkruani vetem në nr tim personal kush do me i ndihmua kësaj halle të cilen ka e degjoja mendoja për gjyshêrit tanê!

Këtij vendi duhet ti japim shpresë dhe vertet vetem me vepra, e jo fjalë boshe sikurse nëpêr fushata. Ja ku e ka Qeveria këtë gjyshe e ku e ka shteti të cilen e kanê lënë në humnerê.

Mos harroni ka një Zot.

Shqiptarë të dashur ta ndihmojmë, se shumë shpejtë mund të perjetojmë jetën si kjo!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adem Demaçi, Drithë e miell bashkë (1962), Prishtinë, NGB Grafoprint,…