Djali i Jonuz Musliut bëhet zëvendëskryetar i komunës së Bujanocit

27 korrik 2020 | 13:43

Djali i Jonuz Musliut, Shqiprim Musliu, është emëruar zëvendëskryetar i komunës së Bujanocit. Lajmin e ka bërë me dije vet ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Pas konstituimit të institucioneve komunale javës së kaluar, sot filluam detyrën e re, e periudhën e re. Si zëvendëskryetar i komunës së Bujanocit do të bëj përpjekje në avancimin e të drejtave tona kombëtare si dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Ky ishte mision i ish-liderit të LPD-së z. Jonuz Musliut, e do të jetë mision dhe vizion i politikave tona për një jetë më të mirë në Bujanoc. Betejat tona nuk do të ndalojnë, sepse ato janë frymëzimi jonë”, ka shkruar ai.

Musliu ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i keni dhënë gjatë gjithë kohës.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke parë numrin e lartë të golave, ishte vërtet shumë…