Immobile, Lewandowski dhe Ronaldo në garë për ‘Këpucën e Artë’

27 korrik 2020 | 13:43

Duke parë numrin e lartë të golave, ishte vërtet shumë e vështirë të mendoje Ciro Immobile jashtë garës sezonale për “Këpucën e Artë” dhe bomberi i Lazios, pasi u kalua nga Robert Lewandowski, arriti të rifitojë kuotat duke iu bashkuar polakut në krye.

Trofeu individual për numrin e rrjetave të shënuara ka hyrë në një fazë kulmore, e tani lojtari i Bayernit ka kërcënimin serioz nga Serie A.

Immobile ka barazuar Robert Lewandowski por ky i fundit nuk ka më shanse për të shënuar pasi Bundesliga ka përfunduar të gjitha ndeshjet. Në kontrast me kampionatin gjerman, Serie A ofron 180 minuta të tjera që sulmuesi i Lazios në kuotën 34 gola, të provojë të distancohet nga rivali, dhe për këtë mund të shërbejë ndeshja në “Olimpico” ndaj Brescias dhe më pas transferta ndaj Napolit në stadiumin “San Paolo”.

Italiani i fundit që ka fituar “Këpucën e Artë” është Françesko Toti në 2007. I vetmi kërcënim që mund të prishë festën e pritshme të Immobile, është portugezi Cristiano Ronaldo. Futbollisti që inspiroi Juventusin drejt rikonfirmimit në fron është në kuotën  31 gola, dhe ka në dispozicion sfidat ndaj Caljarit dhe Romës, për të provuar të kalojë si Immobile, ashtu dhe polakun Lewandowski të Bayernit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për projektet e qeverisë së Serbisë që po realizohen në…