Dua Lipa në bashkëpunim me divën e muzikës botërore

28 korrik 2020 | 09:17

Pak ditë më parë Dua Lipa solli bashkëpunimin me J Balvin, Tainy dhe Bad Bunny. Kënga e titulluar “Un Dia” është pritur mjaft mirë nga publiku, e cila deri më tani ka marrë afro 20 milion klikime.

Por, Dua Lipa ka rezervuar një tjetër surprizë për fansat. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja e hitit “New Rules” ka bërë me dije se do të vijë me një tjetër bashkëpunim. Bëhet fjalë për një projekt me divën e muzikës, Madonna, The Blessed Madonna dhe Missy Elliot.

https://www.instagram.com/p/CDJ7PtBM8y8/?utm_source=ig_web_copy_link

Bashkëpunimi do të jetë një remiks i këngës “Levitating” të Duas, që do të lançohet më 14 gusht. Kujtojmë që Dua e ka shprehur edhe më parë dëshirën për një bashkëpunim me Madonnën. Në një intervistë për mediat e huaja pak kohë më parë, Dua rrëfeu se dëshiron të ndjekë hapat e Madonnës për një karrierë të suksesshme.

“Dua të bëj këtë gjë për aq kohë sa të mundem. Mendoj se Madonna arriti kulmin e suksesit nga mosha 40 apo 45 e cila bëri albumin më të mirë të pop-it.“, deklaroi Dua .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trafiku Urban ka njoftuar se pas ndryshimit të lëvizjes së…