Kreu i Tiranës, Erion Veliaj infektohet me COVID-19

28 korrik 2020 | 09:25

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj ka njoftuar se pas testimit, ka rezultuar i prekur COVID-19.

Ai bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nga sot punën do e vazhdojë nga shtëpia, deri kur testimet të tregojnë se nuk është më bartës i virusit të rrezikshëm.

Nuk është e qartë se ku është infektuar kryebashkiaku.

Postimi i kryebashkiakut të Tiranës
Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM ??❤️ mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish! ??❤️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë më parë Dua Lipa solli bashkëpunimin me J…