![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/hyseni-1.jpg)
Veliu pret në takim Hysenin, diskutojnë për procesin e dialogut me Serbinë
28 korrik 2020
| 13:36
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në takim Koordinatorin Shtetëror për Dialog, Skender Hyseni, me të cilin kanë diskutuar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Biseduam për përgatitjet që po i bënë Republika e Kosovës në ballafaqimet që do t’i ketë në dialogun me Serbinë si dhe aspektet e ndryshme të sigurisë që lidhen drejtpërdrejtë me procesin e negociatave”.
“Bashkë vlerësuam se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në punën që po bëjnë me qëllim që pas negociatave të arrihet deri tek marrëveshja finale mes dy shteteve, e që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve”, ka shkruar Veliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
(M.Q / Epoka e re)