Prishtina vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve me Covid

28 korrik 2020 | 15:14

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 239 rastet e reja me koronavirus në Prishtinë janë paraqitur 82 të tilla.

Pas Prishtinës, Mitrovica, Ferizaj dhe Drenasi prijnë me numrin e rasteve të reja me Covid-19.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Mitrovicë 27 raste, komuna Ferizaj 24 raste, komuna Drenas 17 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Rahovec, Skenderaj dhe Kaçanik”, ka njoftuar IKShPK-ja.

(F.D/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…