Covid-19 në Kosovë: 7 652 raste pozitive, 3 331 aktive, 4 129 të shëruar dhe 192 të vdekur

28 korrik 2020 | 15:19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vendin tonë janë prekur nga Covid-19 7 652 qytetarë, ku nga ky numër 4 129 janë shëruar dhe 192 kanë vdekur.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 239 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 7652 raste nga 35121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3331”, ka njoftuar IKShPK-ja.

(F.D/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, sot ka mbajtur takim virtual…