(Foto / Videoreportazh, nata XXIII në Prishtinë) Respektim jo i plotë i kufizimeve
28 korrik 2020
| 23:42
Në natën e njëzetë e tretë, që kur kanë hyrë në fuqi masat kufizuese anti Covid, nuk ka respektim të plotë të masave kufizuese.
Gjatë ditës së martë, policia ka evidentuar padrejtësisht qytetarët me maska duke u marrë shënime, por që mund të mos e kenë pasur hunden e mbuluar, raporton “Epoka e re”
OBSH-ja thotë se vetëm në afërsi me tjetrin duhet mbuluar goja dhe hunda, pra jo në ecje individuale.
Edhe në 24 orët e fundit janë konfrmuar 239 raste të reja me Covid-19, prej tyre
82 raste në Prishtinë. Po ashtu, janë konfirmuar edhe shtatë raste të vdekjes.
Në Kosovë deri më tani janë gjithsej 7 652 raste pozitive me Covid-19.
Më shumë shikojeni videot dhe fotot:
(Epoka e re)