![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/zmaj.jpg)
Zemaj në pikën kufitare të Morinës takon punëtorët shëndetësorë, policët dhe doganierët
29 korrik 2020
| 00:09
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjatë kthimit nga vizita zyrtare në Shqipëri, në pikën kufitare të Morinës, ka takuar punëtorët shëndetësorë, policët dhe doganierët e Kosovës, të cilët, sipas tij, me përkushtim vazhdonin punën e tyre edhe në këto orë të vona.
“I falenderoj për gatishmërinë dhe punën e tyre të palodhshme në ruajtjen e shëndetit publik”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Epoka e re)