Shpend Ahmeti: Rihapja e çerdheve në Prishtinë, nga 3 gushti

29 korrik 2020 | 00:37

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për rihapjen e çerdheve në kryeqytet, pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur të martën që përgjegjësinë për hapjen e çerdheve t’ia lërë komunave.

“Komuna e Prishtinës synon hapjen e tyre por me kushte të caktuara për të cilat do të ju njoftojmë ditëve në vijim. Meqenëse e premte është Bajram, sipas të gjitha gjasave rihapja me kushte do të lejohet nga e hëna, 3 gusht 2020”, ka bërë të ditur Ahmeti, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Në ndërkohë presim përgjegjësi nga secili prind jo vetëm për fëmijët e tyre. Moslajmërimi i infeksionit në familje do të rezultojnë në ndëshkime. Por, për të gjitha detajet, do të ju lajmërojmë me kohë. Falemnderit për mirëkuptim!”, është shprehur Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjatë kthimit…