Tetë pacientë me COVID 19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

29 korrik 2020 | 09:36

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se janë duke u trajtuar 73 pacientë me COVID-19.

Në njoftim bëhet e ditur se 29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, tetë pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 aktualisht po trajtohen 73 pacientë. 29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 189 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 5 lindje, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione, ndërsa 164 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,056 analiza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti i Shëndetësisë në Florida njoftoi se në 24 orët…