Ivica Daçiqin e nervozon deklarata e ministres Haradinaj

29 korrik 2020 | 10:01

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar pas deklaratave të fundit nga Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se është gënjeshtër që Kosova ka parandaluar dy shtete nga tërheqja e njohjes së Kosovës.

Duke komentuar deklaratat nga Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla se ata kanë paralajmëruar dy shtete nga Pacifiku të tërheqin njohjen e Kosovës, Daçiq si mysafir në televizionin “RTS” ka thënë se “ata nuk mund të bëjmë më asgjë”.

“Është e vërtetë se disa shtete të mëdha kanë insistuar që ne të ndalojmë angazhimin tonë”, shtoi ai.

Në pyetjen nëse Serbia ka tërhequr angazhimin për tërheqje të njohjeve të Kosovës, Daçiq ka thënë se nuk është ndaluar, vetëm se është duke u përmbajtur nga kjo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me vendimin e fundit të qeverisës së Kosovës me masat…