Presidenti Thaçi dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” Qerim Kelmendin (Foto)

29 korrik 2020 | 11:55

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar sot me urdhrin “Hero i Kosovës” të ndjerin Qerim Kelmendi.

Këtë dekoratë e ka pranuar vajza e tij, Era Kelmendi dhe bashkëshortja e tij, Arjeta, raporton “Epoka e re”.

I pranishëm në ndarjen e kësaj dekorate ishte edhe vëllai i Qerimit, Osman Kelmendi.

Qerim Kelmendi ishte njëri prej ushtarëve të parë të UÇK-së, i cili ka dhënë kontribut të çmuar në çlirimin e Kosovës.

Ai u vra më 27 shkurt të këtij viti në rrethana ende të panjohura.

Trupi i Qerim Kelmendit u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kudusi Lama Në librin në fjalë “Engjëjt e zinj…