Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

29 korrik 2020 | 21:39

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka njoftuar se është kontaktuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Dedaj ka thënë për televizionin publik se vetëm është kontaktuar nga Specialja, por nuk është marrë në pyetje.

“Vetëm jam kontaktuar dhe jam i gatshëm në çdo kohë, sepse kam çka të flas”, është shprehur ai.

Siç dihet janë mbi 16 anëtar të familjes së ambasadorit Dedaj që janë vrarë e masakruar në fshatin e tyre te lindjes nga forcat policore e ushtarake serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami tha se tashmë kanë marrë…