Llapi prezanton dy transferime ‘bombë’
Skuadra e Llapit ka bërë dy transferime të mërkurën për edicionin e ri futbollistik.
Bëhet fjalë për portierin Loris Kikkri. 23-vjeçari është nga Italia dhe karrierën futbollistike e ka filluar në te Perugia Calcio AC 1905. Së fundmi, ai ishte pjesë e skuadrë, Orvietana Calcio.
Klubet në të cilat ka bërë karrierë Kikkri janë Villabiagio, Sansepolcro, Citta Castello, Bastia, Ellera dhe Orvietana Calcio. Transferimi i dytë që e ka realizuar skuadra e Tahir Batatinës është Eglentin Gjoni. Qendërmbrojtësi i gjatë 1.94 m përforcon edhe më tepër repartin defanziv. Gjoni vjen në skuadrën e Llapit nga Kategoria Superiore, i cili në edicionin e fundit mbrojti ngjyrat e KF Laçit. Të dy transferimet e reja kanë nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me skuadrën e Llapit.
(V.Z / Epoka e re)